Bllokada e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO/ Stoltenberg takohet me Erdogan dhe Kristersson në Vilnius
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po zhvillon një takim me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrin suedez, Ulf Kristersson në samitin në Vilnius për të diskutuar mundësinë e Suedisë për anëtarësimin në NATO, raporton Reuters.
Turqia ka qenë një pengesë në rrugën e Suedisë drejt aleancës duke thënë se Stokholmi ka qenë shumë i butë ndaj militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që Ankaraja i konsideron si kërcënime sigurie.
Më herët sot Erdogan theksoi se do të lejonte Suedinë të anëtarësohej në NATO, nëse Turqia lejohej të bashkohej me BE. Të dyja organizatat kërkojnë pëlqimin unanim nga shtetet anëtare për të lejuar anëtarësimin e vendeve të tjera.