Maqedoni

A ka shpresa për lirimin e Agim Islamit? Krenar Lloga ndau lajmin e mirë!

Procedura për personin tjetër të përfshirë në rastin “Alfa”, ku është i dënuar edhe Agim Islami ka arritur në Gjykatën Supreme.

Këtë e ndau si informacion të mirë, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në “SummerClick” në TV21

Ka një ndryshim në aspekt të procedurës, sepse kur kemi folur herën e parë e kemi thënë në emision se kishte ndodhur ekstradimi i një personi tjetër dhe ajo e vonoi gjithë procedurën deri tani dhe lajm i mirë është se kjo procedurë ka arritur në Gjykatën Supreme. Sa më herët që do të arrijë përgjigja nga Gjykata Supreme, lidhur me personin tjetër, jo vetëm me Agim Islamin i hapet rruga që të rihapet çështja përsëri dhe unë shpreh bindjen, bazuar në ekspertizën se ai do të jetë një njeri i lirë”, tha Lloga mes tjerash.