Maqedoni

Danella e quan bërllok Mickovskin që duhet të pastrohet

Pas mbledhjes së Shtabit të Krizës, Danella Arsovska iu drejtua opinionit. Sipas saj, problemi me mbeturinat tashmë ka filluar të zgjidhet, ndërsa akuzoi se prapa protestave qëndronin “struktura mafioze”, përcjell KlanM.

“Strukturat mafioze po bllokojnë punën e Higjienës Komunale për interesa personale. Fjala është për persona që mbi 15 veta kanë punuar vetëm një turn – turnin e tretë, në kundërshtim me ligjin dhe me Kontratën Kolektive. Shumica prej tyre nuk kanë ardhur në punë, tash disa prej tyre kanë bllokuar punën dhe nuk lejojnë që 1300 të mbetur të bëjnë punën. Edhe pse nuk ishte paralajmëruar grevë, ata bënë bllokadë mafioze”, tha Arsovska.

Arsovska drejtoi akuza edhe ndaj kreut të VMRo-DPMNE-së, Mickoskit. Sipas saj, Mickoski e krijuar probleme që pastaj të dalë e të bëhet sikur ofron zgjidhje.

“Nuk do të lejojmë që interesat e mafias të dalin para interesave të qytetarëve. Dua t’i them Mickoskit se ai sonte është i ekspozuar, sepse dëshiron të krijojë probleme në kurrizin e qytetarëve, për pikë politike. Të tillë politikanë janë plehrat më të mëdha. Nga sonte me pastrimin e mbeturinave do t’i pastrojmë edhe ato”, theksoi Arsovska.