Të martën promovohet rruga me emrin “Sulë Hotla” në qendër të Shkupit
Pasnesër, më 11 korrik, bëhet promovimi i rrugës me emrin “Sulē Hotla” në Komunën e Çairit. Poashtu do të mbahet edhe Akademi kushtuar jetës dhe
veprës së këtij veprimtari të çështjes kombëtare shqiptare, njofton komuna e Çairit, shkruan Lideri.mk. Rruga që do mbajë emrin “Sulë Hotla” do të jetë në zemër të Çairit dhe në pjesën qendrore të Shkupit, afër Qendrës Tregtare Mavrovasja.
“11:00 – Promovimi i rrugës “Sulë Hotla”
Vendi: Në afersi të Hotel Hamburg
• 12:00 – Akademi përkujtimore
Vendi: Shtëpia e Zejtarëve
Ngjarjet realizohen ne organizim te Komunes se Çairit
Ju mirëpresim”, thuhet në ftesë.
SULEJMAN ASIP SULEJMANI, i cili hyri në historinë e pastër shqiptare si SULË HOTLA, u lind në fshatin Hotël të Likovës – Kumanovës, në vitin 1875, në një familje bujare shqiptare me tradita të theksuara kombëtare e fetare. Fëmijëria dhe rinia i kaloi në një kohë kur në këtë nënqiell gërshetoheshin interesat e errëta të shteteve dhe popujve fqinjë grabitqarë. Andaj, Sula qysh i ri do ta kuptojë peshën e madhe të lirisë kombëtare, prej kur edhe do të sendërtohet në të ndjenja e lartë sublime ndaj atdheut.
Kurtha ndaj grupit të Sulë Hotlës ishte përgatitur një periudhë të gjatë nga kuzhinat e sigurimit shtetëror jugosllav, dhe për këtë gjë ishin angazhuar shumë spiunë sllavë e shqiptarë. Mëse dy javë do të zgjasë rrugëtimi i kobshëm i dinjitarëve të atdheut, të shoqëruar nga agjentët jugosllav. Në malin e Pelisterit, në këtë pikë jugore të vendit, ishte improvizuar kufiri grek. Vetëm pasiqë të gjithë detyrohen që paqësisht t’i dorëzojnë armët dhe municionin që kishin me vete, u tregohet e vërteta e hidhur – se të gjithë janë vënë në duart e OZN-as dhe se që të nesërmen do të transferoheshin në Shkup, ku i priste ekzekutimi i tmerrshëm komunist i 11 tetorit 1947./Lideri.mk