Kosovë

Kurti përkujtoi dëshmorët e betejës së Morinës

Ajo ishte një betejë shumë e ashpër që ndodhi plot 25 vite më parë, në një kohë aq të vështirë, në muajt e parë të luftës në Kosovë, kur mobilizimi, furnizimi dhe organizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte sfida kryesore e kohës. Në një kohë kur secili shteg mali dhe secila rrugë që mund të shërbente si kanal furnizimi me armë për UÇK-në, ishte jetike për luftën çlirimtare të Kosovës.

Një korridor i tillë nëpërmjet të cilit furnizohej me armë UÇK-ja, kalonte nëpër fshatin Morinë të Gjakovës, prej nga ushtarë çlirimtarë nga treva të ndryshme të Kosovës, fusnin armë nga Shqipëria në Kosovë.

Që nga 3 maji i vitit 1998 kur nisën luftimet në Ponoshec dhe 13 qershori kur forcat serbe ndërmorrën një ofensivë të gjerë për ta marrë nën kontrollën e tyre Morinën, ushtarët e UÇK-së u shkaktuan humbje forcave të Serbisë në balance prej dhjetëra pjesëtarësh. Më 7 korrik 1998, gjatë luftimeve të betejës së Morinës, në Rekë të Keqe të Malësisë së Gjakovës, ranë dëshmorë si luftëtarë lirie: Muhamet Ukshini, Arben Ukshini, Blerim Ukshini, Shkelzen Syla, Sylejmon Abdyli, Fisnik Salihu, Ymer Bytyqi, Nezir Elezaj dhe Ahmet Pulatani.

Lavdi dëshmorëve dhe nderime luftëtarëve të Betejës së Morinës, në përvjetorin e 25-të të kësaj beteje të lavdishme!