Kolumna

U psh*rr “Ballkani i Hapur”

Shkruan: Ylber Pilku

(Autori është bashkëpunëtor i rregullt i portalit Lideri.mk nga zyra në Nju Jork/SHBA)

Me siguri e dini barcaletën për anëtarin besnik të Partisë së Punës në kohën e Enver Hoxhës, i cili në shenjë respekti për komunzmin, dy fëmijët e sapolindur bineq kishte vendosur t’i pagëzojë me emrat “Plani pesëvjeçar” dhe “Plani dhjetëvjeçar”.

Ishin këto shprehje që simbolizonin “progresin e Partisë”, andaj aktivisti besnik i zgjodhi si emra për djemtë e tij bineq.
Jo vetëm që i pagëzoi, por edhe vendosi të bëjë gosti për nder të emrave të “mëdhenj” të dy djemve. Siç e donte zakoni në atë kohë, ftoi parinë e Partisë së Punës që atmosfera dhe disponimi të jenë në nivel.

Sapo filloi gostia, u dëgjua një e qarë në dhomën tjetër. Mysafirët po gostiteshin e po kuvendonin për arritjet e Partisë, kurse e qara nuk ndalej.

“Çka ndodhi?”, pyeti dikur me zë të lartë nikoqiri, kurse e shoqja ia ktheu me zë edhe më të lartë:
“Qenka pshurrë Plani Pesëvjeçar”.

Nikoqiri u ngrys pak në fytyrë, njëjtë edhe mysafirët, por e vazhduan gostinë. Pas pak u dëgjua një e qarë edhe më e madhe.

“Çka ndodhi tani”, pyeti nikoqiri.

“Qenka dhjerë Plani Dhjetëvjeçar”, u përgjigj sërish gruaja me zë të lartë, duke menduar për djalin e dytë.
Pas kësaj më nuk kishte disponim për vazhdim të gostisë. Mysafirët ikën në shtëpitë e tyre, kursr nikoqiri i gostisë të nesërmen u arrestua nën akuzën për fyerje të partisë.

Simbolika që dikur për partinë e punës kishin termet “Plani pesëvjeçar” e “Plani 10 vjeçar”, për Partinë e sotme të Punës e mori termi “Ballkani i Hapur”.

Mirëpo nuk i zgjati shumë dhe “Ballkani i Hapur” u pshurr, njëjtë sikurse fëmiu me emrin “Plani Pesëvjeçar, e këtë e ka ilustruat shumë bukur në karikaturen e tij mjeshtri Bujar Kapexhiu.

Tani mbetet vetëm dilema se kush do dhj*het siku fëmiu me emrin “Plani 10 vjeçar” dhe kush do përfundojë në burg si babai i tyre.