Maqedoni

Plagoset në Shkup babai i djaloshit që u zhduk para katër muajve

Rreth orës 8:30 të mëngjesit të sotëm në lagjen Lisiçe të Shkupit, ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të babait të Samoil Kostadinovskit, Ljupço, i cili është zhdukur prej katër muajsh, konfirmon MPB.

Siç thonë për Plusinfo burime nga MPB-ja, Kostadinovski është plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital, transmeton Lideri.mk.

Nga MPB-ja na njoftuan se ekipet e tyre aktualisht ndodhen në terren, ndërsa i lënduari LJ.K (57) është qëlluar nga një person para shtëpisë së tij./Lideri