Kosovë

Kusari-Lila – Haradinajt: Cilat ministri po i do?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se do të diskutojnë me opozitën për mocionin e mosbesimit, ndërsa tha se tani nuk janë kushtet për të shkuar në zgjedhje. Ai tha se në mbledhjen e kryesisë diskutuan për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar.

Deklaratën e tij e ka quajtur të papranueshme Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Shefja e deputetëve të partisë në pushtet tha se e falënderon Haradinajn për propozimin, por se sipas saj, Qeveria Kurti do të vazhdojë mandatin e plotë, pasi tha se ka legjitimitet të paparë deri tash në Kosovë.