Shqipëri

Haxhiu shqiptar ndërroi jetë në Medine : “Zoti e bëftë banor të Xhenetit”!

Haxhiu shqiptar vdes në Medine
Një haxhi shqiptar ka vdekur në Medine.

Kjo u bë e ditur nga kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri Bujar Spahiu.

Spahiu tha se vdekja është gjithmonë e hidhur, por është ligj.

“I lutem Zotit që t’i ketë pranuar haxhin Sulejmanit dhe ta bëjë atë prej banorëve të Xhennetit Firdeus. Vdekja është e hidhur gjithmonë, por është ligj!”, tha ai.

Ai theksoi se kur njeriu ndërron jetë fill pas kryerjes së haxhit dhe varroset në një qytet me Profetin (a.s.) është një shenjë shpresëdhënëse dhe lehtëson disi hidhërimin e familjarëve.

“Qoftë i Xhennetit haxhiu i nderuar Sulejman Koloriu!”, tha kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri.