Maqedoni

Kapet udhëtari me 100 mijë euro duke i dërguar nga Maqedonia për Zvicër

Paratë janë gjetur te një udhëtar që kishte për synim të shkonte në Cyrih të Zvicrës.

“Nëpunësit doganorë në Aerodrom kanë parandaluar tentativën ilegale të shumës së parave të padeklaruara prej 90 mijë euro në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, pas kontrollit të kryer te një udhëtar që udhëtonte në relacionin Shkup – Cyrih. Udhëtari me vete barte 100 mijë euro, të cilat në përputhje me Ligjin për punë me të holla, janë kthyer 10 mijë euro kurse paratë e mbetura, të cilat nuk kanë qenë të deklaruara dhe për të cilat nuk ka poseduar dokument, janë mbajtur përkohësisht”, thuhet në njoftim.