Kovaçevski: SHBA-të janë partenri ynë strategjik, kanë dhënë kontribut të madh në reformat e vendit
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u ka dërguar urim qytetarëve të SHBA-së, me rastin e Ditës së Pavarësisë – 4 korrik.
Në mesazhin e urimit, kryeministri Kovaçevski theksoi se Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë strategjik, përkrahja e të cilit është jashtëzakonisht e rëndësishme për përparimin e vendit tonë.
“Angazhimi i përbashkët për demokracinë, për lirinë, barazinë, respektimin e të drejtave të njeriut, për ndërtimin e shoqërive të forta demokratike është baza mbi të cilën miqësia dhe partneriteti ynë do të vazhdojë të zhvillohet dhe forcohet si politikisht ashtu edhe ekonomikisht, por edhe të bashkuar në anën e duhur si aleatët në NATO”, thotë Kovaçevski.
Kovaçevski thekson se kontributi i SHBA-së është i madh në pjesën e intensifikimit të procesit reformues për demokratizimin e mëtejshëm të shoqërisë sonë, shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, që është një inkurajim i rëndësishëm në procesin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.