Takim i disa deputetëve të VMRO-DPMNE në ambasadën amerikane, çka po zihet? (Foto)
Zëvendës shefi i ambasadës amerikane në Shkup, Eric Meyer priti dje një grup deputetësh të VMRO-DPMNE-së për të diskutuar zhvillimet aktuale politike.
Siç njoftoi Meyer, në takim janë diskutuar edhe mundësitë dhe sfidat, por edhe format se si Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë të mbështesin Maqedoninë e Veriut, shkruan Lideri.mk.
Takimi vjen në kohën kur bashkësia ndërkombëtare maksimalisht është angazhuar për krijimin e atmosferës për ndryshimet Kushtetuese, që vendi të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Për të arritur këtë qëllim nevojiten së paku 6 ose 7 deputetë të VMRO-DPMNE.
Fotografitë nga takimi me një njoftim të shkurtër, ku nuk permenden fare ndryshimet Kushtetuese janë postuar në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Twiter./Lideri.mk
Deputy Chief of Mission Eric Meyer hosted a group of VMRO – DPMNE members of parliament to discuss current political developments, opportunities, and challenges and how the United States can continue to support 🇲🇰. pic.twitter.com/m4ewwS8tR0
— U.S. Embassy North Macedonia (@USEmbassySkopje) June 30, 2023