Maqedoni

Zaev: Nuk heqim dorë nga ekstradimi i Afrim Ismailoviq, Kosova ta respektojë të drejtën ndërkombëtare

Kryeministri Zoran Zaev në lidhje me refuzimin e Kosovës për ta ekstraduar Afrim Ismailoviq i dyshuar në rastin “Monstra” tha se shteti nuk do të heqë nga ekstradimi dhe do të kërkojë të zbatohet e drejta ndërkombëtare dhe marrëveshjet bilaterale që i kanë arritur të dy vendet.

“Gjithçka që qëndron në të drejtën ndërkombëtare do ta ndërmarrim dhe nuk heqim dorë. Nëse kërkojnë dokumentacione shtesë, prova shtesë do tu dorëzojmë. Garantojmë gjykim të drejtë. Pres që dy vendet tona miqësore ta konfirmojnë këtë në të dyja fushat, edhe në këto më senzitive. Besojë se edhe Kosova do të jetë në dispozicion dhe do ta respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe marrëveshjet bilaterale që i kemi arritur”, ka thënë Zaev, raporton SHENJA.