Maqedoni

Arrestohet Vladimir Todoroviq, ish kryetar i Komunës Qendër

Dje në mbrëmje rreth mesnatës në aeroportin e Shkupit policia ka ndaluar ish-kryetarin e Komunës Qendër, Vladimir Todoroviq. Në një operacion paralel që filloi herët në mëngjes në vendkalimin kufitar Tabanovc, është arrestuar edhe ish-kryetari i Këshillit të Komunës së Qendrës, Vladimir Zdraev. Në aksionin për të cilin MPB-ja ka marrë fletarrestim nga Prokuroria Publike janë arrestuar edhe disa persona të tjerë.
Sipas burimeve nga hetimi, arrestimi ka të bëj me ndërtimin e urës “Oko”, e cila është pjesë e projektit “Shkupi 2014”, për të cilën gjykata kohë më parë ka dhënë një vendim të formës së prerë se nuk ka pasur krim, me çrrastë dhe ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska Milevska, u lirua plotësisht nga akuza.

Arrestimi i Todoroviqit, dhe Zdraev, është për shkak të dyshimit për pastrim parash gjatë blerjes së pajisjeve për urën “Oko”.