18 vite nga marrja peng e BFI-së dhe marrëveshja origjinale e nënshkruar në selinë e BDI-së (Dokument)
Shkruan: Zejnulla Fazliu – ish këshilltar i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë
Hyrje.
Të nderuar përfaqësues të shteteve dhe institucioneve të ndryshme ndërkombëtare që mbikëqyrni dhe i ndihmoni proceset demokratike në shumë shtete të Ballkanit dhe në Maqedoninë Veriore, që nga fillimi i tranzicionit; Pas një heshtjeje dhe durimi të gjatë vendosa të ju përkujtoj ngjarjet e famshme në Kondovë dhe në BFI-së (Bashkësinë Fetare Islame) që në periudhën trevjeçare 2003/2006, i shqetësuan gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, gjithë shqiptarët edhe opinionin ndërkombëtar, Brukselin dhe Uashingtonin.
Me 26 maj 2005 u mbushën 18 vite nga nënshkrimi i një marrëveshje jo të natyrshme, që institucionin fetar të (Bashkësisë Fetare Islame) e morën peng në duart e tyre partitë politike me përkrahjen e kreut të shërbimit shtetëror të Maqedonisë dhe po ashtu mbushen 17 vite që pushteti një grup të punësuar në kreun e BFIslame na detyroi të largohemi nga vendet e punës me akuzën e shpifur si radikalistë dhe fundamentalistë deri në çmenduri të ndërlidhur me terorizmin botëror.Në shënjestër të akuzave të rënda isha unë Zejnulla Fazliu, që kryeja funksionin e këshilltarit në kreun e Bashkësisë Fetare Islame dhe gjithë shoqëria ime bashkë me myftiun e asaj kohe të Shkupit, Zenun Berisha.
Në këtë rast shkurtimisht do ju përkujtoi aktorëve kryesore që bartin përgjegjësi për inskenimin, zhvillimin dhe mënyrën e rrumbullaksimit të ngjarjeve në Kondovë dhe trazirave në BFIslame, pas atij shqetësimi të gjatë afër trevjeçar, që e gjetën fajtorin edhe zgjidhjen, dhe u ndanë të kënaqur, pa mbajtur llogari se mbi kurrizin e kujt i arritën qëllimet e tyre politike kriminale. Në shoqëritë e ngritura e të civilizuara, ekziston një rregull i përgjithshëm juridik, që çdo subjekt mban përgjegjësi për veprimet e veta që mos t’u shkaktojë dëm të tjerëve, që pa fajin e tyre mund të jenë të kërcënuar nga rreziqet e ndryshme dhe t’i vuajnë pasojat nga dëmi i shkaktuar.
Kam kaluar gjysmën e jetës si qytetar brenda ish shtetit komunist të quajtur Jugosllavi edhe periudhën e tranzicionit në Maqedoni pas pamvarsimit, në funksione të ndryshme në radhët e Bashkësisë Fetare Islame që nga punësimi im i parë imam në një fshat të trazuar nga lojrat policore në vitin 1977, prandaj jam dëshmitar i gjallë i funksionimit të shtetit në dy sisteme të ndryshme me mentalitetin e njëjtë të qeverisjes. Maqedonia e Veriut, edhe pse është nënshkruese e shumë akteve ndërkombëtare dhe konventave për të drejtat e njeriut në letër, në jetën reale njerëzit e shërbimeve me mentalitet të ish UDB-së jugosllave, janë vetë shteti dhe pushteti, që ju lejohet gjithçka, dhe askush nuk përgjigjet, shkelin mbi kufoma, derisa të sigurohen se rasti nuk do të zbulohet, dhe askush nuk do të ankohet për shkeljen e të drejtave individuale dhe kolektive.Fati i qytetarëve gjithmonë është mvarun nga vullneti i një grupi të veshur me pushtet a do bëjnë drejtësi apo padrejtësi ndaj shumicës së qytetarëve të paragjikuar, rrallë janë gjendur individ brenda institucioneve të shtetit të përkushtuar që të vërtetës dhe drejtësis ti shkojn deri në fund.
Nga kontaktet e shumta me njerëz të ndryshëm kisha mësua se pas çdo lëvizje të bishtit duhet të hulumtoj shqetësimet e kokës që të kuptoj peshën e problemit dhe qëllimet që e shqetësojnë kokën. Koka e shqetësuar me rastin e ngjarjeve në Kondovë dhe trazirave në BFIslame, për na ishte faktori ndërkombëtar, në krye me SHBA, që me përgjegjësinë më të madhe u angazhuan në vendosjen e paqës në Ballkanin e trazuar, që sa po kishin përfunduar disa luftëra që nxorën në sipërfaqe brutalitetin dhe egërsinë më të madhe pas luftës së dytë botërore.Pamvarsisht problemeve me sigurinë botërore sidomos pas ngjarjeve të 11 shtatorit që ende ishin të freskëta, vazhduan me përkrahjen serioze për qetësimin e gjendjes në Kosove, dhe implementimin e marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni, sipas afateve të caktuara nga fillimi i vitit 2002 deri në vitin 2006. Për fat të keq pushtetarët në Maqedoni nuk dëshmuan seriozitetin e duhur, ishin peng i krimit të organizuar që solli deri te lufta e 2001, ndërsa partitë politike pozitë dhe opozitë vazhduan me lojra kundër marrëveshjes, duke u fshehur prapa grupeve kriminele. Sjellja e tyre më tepër i ngjante një rrugaçërije politike, që nuk përputhej me peshën e përgjegjësisë historike që kishin marr mbi vete.
Në këtë letër dua të ju përkujtoi ngjarjet e Kondovës dhe trazirave në BFIslame, si një nga dëshmitarët dhe aktorët e përfshirë në këta ngjarje pa dashjen time.Në atë periudhë në Kondovë ende ishin të pa shëruara plagët nga vrasja e një të riu dhe plagosjen e shumë të tjerëve në zgjedhjet lokale.Kreu i shërbimit të Maqedonisë, me një skenar të përgatitur mirë, ju mundësoi disa grupeve dhe individëve, nën përcjellje të mediave dhe gazetarëve që të aktrojnë role të ndryshme dhe të sillen sikurse janë në xhungël, ku nuk sundon ligji dhe nuk ekziston përgjegjësia për veprimet që bëjnë.Disa të rinj kriminelë në Kondovë u paraqitën si luftëtarë të pakënaqur, që mediat maqedonase si zakonisht, lëvizjen e buburrecave e shndërruan në ushtri terroriste, si destabilizues, për t’i akuzuar shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni për mosrealizimin e marrëveshjes së Ohrit. Disa të tjerë u paraqitën në kabinetin e reisit dhe muftiut të shkupit si imam vullnetarë me kallashë në dorë kërkonin t’i legalizonin vendet e punës në xhamitë që i kishin uzurpuar, si kundër përgjigje politike kundër grupit të kallashëve doli në sipërfaqe një grup tjetër i imamëve kinse të pakënaqur me statusin e imamit, ndërsa kërkesat i kishin politike kërkonin ndryshime në radhët e Bashkësisë Fetare Islame. Edhe ky grup u futën në kabinetin e njeriut të parë të Bashkësisë Fetare Islame por jo me kallashë në dorë por me pistoleta në brez dhe e filluan lojën e maces dhe të miut, një kohë të gjatë i argëtuan qytetarët derisa e bënë për spital reisin, dhe pas një kohe edhe vet përfunduan në spital pa sy e pa këmbë.
Për të vazhdua lojën dhe manipulimin me opinionin e gjerë qytetar, e shfrytëzuan veglën policore imamin e fshatit që ti apelon xhematit në xhami ti bashkangjitet luftës së madhe të imagjinuar si xhihad islamik.Thirrjen e botuan në një gazetë, që mbulonte tër faqen e pare me germa të mëdha me një titull, HOXHA THËRET NË XHIHAD, kuptohet titulli është një nga elementët më të rëndësishëm të një artikulli, sepse qëllimi është ta tërheq vëmendjen që ta lexojnë dhe të bisedohet sa më shumë rreth xhihadit islamik në mesin e qytetarëve, ndërsa tingëllon keq në opinionin ndërkombëtar.Në një situatë të mjegullës së madhe mediatike që u krijua pas botimit të lajmit, u detyrova që shkrimin në fjalë ta demantoi publikisht, porosija ime dhe mesazhi ishte i shkurt.Lajmi i botuar në gazetë për xhihadin është lojë dhe manipulim me opinionin e gjerë nga ana e shërbimit sekret, xhihadi i vërtet është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në politikë dhe në lojrat e shërbimeve sekrete asgjë në teren nuk lëviz rastësisht, prandaj nga të gjitha lëvizjet pjelli loja e madhe me radikalizmin islam që nuk ishte as e rastit as naive.
Shumë shpejt pas zgjerimit të grupit në Kondove edhe me disa të rinjë nga Kosova, pasoi deklarata e qëllimshme publike e një lideri politik për futjen e radikalëve islamik në Kondovë, që erdhi si një bombë e porositur për mediat e shumta që ti japin flakën dhe të krijojnë atmosferë të mjegulluar për gjueti të shtrigave. Kur të merret parasysh vetëdija e ulët qytetare që nuk posedojnë aftësin minimale për të dalluar informimin e drejtë nga lufta psikologjike krimin prej politikës, arritën ti shqetësojnë qytetarët dhe ta tërheqin vëmendjen e përfaqësuesve ndërkombëtar, duke e transferue lojën në selinë e BFIslame.
Politikanët shqiptarë, si zakonisht të mësuar, që fenë gjithmonë ta shohin ose me syrin ateist, ose si rrezik terrorist, u futën në garë se cila parti do të dëshmohet më e egër në luftë kundër radikalizmit dhe fundamentalizmit islam, ne fakte u futën në luftë me mjegulla, shkuan shumë larg sa që feja u bë politikë, politika u bë fe, ndërsa në myftininë e Shkupit u përfshi në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe një ish komandant me grupin e tij, kinse për zgjidhjen e problemeve në Bashkësinë Fetare Islame, që jepte pamjen e një intervenimi ushtarak, e luante rolin e paqeruajtësve ndërkombëtarë, që të mos eskalojë konflikti i armatosur në mesin e hoxhallarëve. Njëra parti mori mbi vete luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit islam, ndërsa tjetra në krye me liderin e saj si zakonisht mori rolin e paqësorit dhe ndërmjetësuesit në mesin e teologëve që më datën 26 maj 2005, në prani të një lideri të madh, që nuk ishte aq i madh sa i bënte të ndjehen të vegjël, zhytja e tyre në krime u nënshkrua dokument-pajtimi që në fakt ishte dokument nënshtrimi i institucionit fetar politikës ditore dhe krimit të organizuar.
Marrëveshja u nënshkrua në Selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë me pjesëmarrje të Kryetarit të partisë BDI-së Ali Ameti me çka të gjitha palët vendosën: Ja kopja e origjinalit te marrëveshjes dhe pikat e kësaj marrëveshje.
Nga politika askuj nuk i interesonte që fesë dhe institucioneve fetare të ju jepet roli i merituar dhe i respektuar në shoqëri. Ndërsa vet teologët nga të gjitha besimet të zanur peng nga e kaluara e tyre përpos rolit të shërbëtorit ndaj pushtetit, politikanëve, krimit të organizuar dhe mafias as që mund të bënin lëvizjen më të vogël në drejtimin e kundërt. Në një takim në zyren time me përfaqësuesit ndërkombëtar dhe një grupi gazetarësh shpalosa qëndrimet e mija dhe shoqërisë së ngushtë në lidhje me ngjarjet dhe shpreha mos pajtimin e hapur të ndërhyrjes së politikës në radhët e BFIslame dhe lojrave pa fund nga ana e shërbimit sekret të Maqedonisë me bashkëpuntorë të hershëm nga mesi i hoxhallarëve të korruptuar dhe grupet kriminele. Në momentin që kuptuan qëndrimet e tona se nuk do lejojmë ndryshime brenda institucionit fetar me grupe kriminelësh dhe me përkrahje politike të këtij subjekti apo tjetrit, u vërsulen kundër meje dhe shoqërisë time me akuza publike se radikalistët dhe fundamentalistët janë tubuar rreth klanit të djallit Zejnulla Fazliut deri në çmenduri, të ndërlidhur me terrorizmin islamik botëror. Mjaftoi një sinjal i vogël nga kreu i shërbimit, që të vihen në veprim veglat e sistemit, në radhë të parë mediat dhe gazetarët, për ta bërë shpifjen të besueshme e ndërlidhen emrin e muftiut Zenun Berisha me deklaratën e një eksperti për terrorizëm Klod Monike dhe vazhduan propaganden, kush çka të donte mundte të shpifte, sepse shteti dhe ndërkombëtarët e kanë zbuluar këtë grup terroristësh?Gënjeshtra që përsëritet vazhdimisht te njerëzit labilë në fillim shkaktonin dyshime, më pas në trurin e tyre regjistrohen si të vërteta.
Befasia jonë erdhi nga qëndrimi i përfaqësuesve ndërkombëtarë që kishin zgjedhur heshtjen gjatë gjithë periudhës sa zgjati kjo lojë. Që nga fillimi i tranzicionit në ish Jugosllavi, ishin prezentë dhe në mbikëqyrje të zhvillimit të proceseve, nëpërmjet ekspertëve dhe perfasuesve të ndryshëm,nga afër i vëzhgonin të gjitha lëvizjet politike, fetare, humanitare, i njihnin mirë grupet dhe individët e përfshirë në aktivitete të dyshimta. Posedonin fakte dhe dëshmi, nuk ju mungonin njohuritë e mjaftueshme, i njihnin mirë figurat me ndikim nëpër organizatat e ndryshme edhe në bashkësitë fetare, prandaj nuk besonim se do të lejojnë që politika në Maqedoni të keqpërdorë rastin me grupe radikale islamike ose kriminale, që të akuzojë njerëz krejtësisht të pastër dhe të pa përfshirë në lojëra të tilla, për hakmarrje ose për të mbuluar gjurmët e krimit. Kishim bindje se në një moment do ta thonë fjalën e vet përfundimtare dhe të gjithë të përfshirit në lojë kundër nesh në krye me kreun e shërbimit që kishin përgatitur këtë skenar, do ta kuptojnë gabimin që ishte baras me krimin dhe do të detyrohen të kërkojnë falje.
Por për fat të keq heshtja e tyre vazhdoi në pafundësi që ju mundësoi të gjithëve ta shfrytëzojnë momentin që të realizojne qëllimet e tyre. Një gjë diheshte se dora e shërbimit i tërhoqi zvarë institucionet e shtetit, partitë politike, bashkësitë fetare, mediat , asociacionet e ndryshme organizatat qytetare, humanitare, kulturore, dhe grupet kriminale nëpërmjet bashkëpuntorëve spiun të instaluar që nga periudha komuniste gjatë gjithë periudhës së tranzicionit.Shërbimi është i vetmi autoritet brenda shtetit që ka mundësi ti paralizon individet, grupet edhe institucionet, ose ti vënë në veprim dhe mos veprim. Politikën, shkencën, fenë, humanizmin e kanë përdorur si mjet mashtrimi për përfitime dhe pasurim të shpejt nga burime të ndryshme në bashkëpunim me politikanët, intelektualët, klerin fetare dhe grupet kriminele. Komisioni për çeshtjet fetare i qeverisë së Maqedonisë ishte dhe mbeti një mbeturinë komuniste, që nuk ariti të reformohet, gjatë gjithë periudhës së tranzicionit luajti rolin e zëdhënësit të Kishës Ortodokse Maqedonase dhe zbatoi politikën diskriminuese ndaj besimeve dhe bashkësive tjera fetare.
Prandaj nuk na habiti as heshtja e sektorit joqeveritar, mos reagimi i OJQ-ve, të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, Avokatit të Popullit, dhe profileve të ndryshme, në asnjë moment nga askush nuk u dëgjua zëri i të vërtetës, me përjashtim të revistës së vetme Fokus që bëri zbërthimin real të personaliteteve me ndikim në radhët e BFIslame.
Pushteti i përdori të gjitha mekanizmat dhe institucionet shtetërore qe të na ulë të gjithë neve që kishim qëndruar të paluhatur besimit ndaj Zotit, besnikërisë ndaj popullit dhe luftës për drejtësi, me qellim që në bashkësinë fetare islame të imponoi bashkëpuntorët e hershëm, grupet kriminele, rrugaçët, si patriotë fetar dhe kombëtar që i ngriti, i trimëroi dhe ju dha hapësirë të veprimit të pakontrolluar, për të vazhdua lojën në forma tjera. Pas një beteje të tmershme të keqpërdorimit të fesë ,klerit fetar, institucioneve të BFIslame dhe ndërhyrjes direkte në radhët e BFIslame të faktorit politik shqiptar na detyroi të largohemi nga vendet e punës në heshtje, na i mbylli të gjitha dyert, dhe na eliminoi nga të gjitha të drejtat elementare njerëzore. Ishte një dënim publik për hakmarrje dhe interesa kriminale, me lajme te sajuara të pa bazuara në ndonjë dokumente me fakte dhe procesverbal, ose hetim gjyqësor që u provua fajësia apo pafajësia jonë. Largimi jonë nga rradhët e BFIslame i zhgënjeu shumicën e besimtarëve sepse ndikimi jonë në mase ishte tepër i madh, që burronte nga pastërtija e disa figurave fetare, që dëshmuan burrëri dhe besnikëri të rrallë. Shoqëria jonë ishte shumë e gjerë, nga te gjitha nacionalitetet dhe besimet fetare, sidomos nga mesi i pjestarëve të islamit të rinjë edhe pleq, besimi i tyre ndaj nesh ishte shumë i madh, sepse e vlerësonin shumë besnikërinë ndaj popullit dhe angazhimin në zhvillimin e jetës fetare që nga periudha e veprimit tonë në xhami si imam. Nuk ishim pala e dobët e as frikacake, disa ishin të gatshëm të japin jetën në përkrahje te opcionit tonë për drejtësi, po të kishim vendosur të qëndrojmë në rradhët e BFIslame brenda një momenti do ta kishim zbrazur medresenë, fakultetin e shkencave islamike dhe seline e BFIslame nga të gjithë mendjelehtit të quajtur teologë hoxhallarë dhe kriminelë që besonin se mund të sjellen me institucionin fetar sikur e kane babamalli në trashigimi.
Rrethanat në botë ishin të pa përshtatshme, Asambleja e përgjithshme e OKB-së u bëri thirrje të gjitha shteteve që të marrin masat përkatëse për të parandaluar financimin e terroristëve qofte në mënyre të drejtpërdrejt ose përmes personave, organizatave që pretendojnë se kanë qëllime bamirësie, sociale ose kulturore, të përfshira në aktivitete joligjore. Ndoshta shërbimi sekret i Maqedonise ishte i detyruar nga presioni ndërkombëtar që ti jap fund zbatimit të projektit të fshehur i hartuar dhe i pregaditur në detaje nga ana e ish shërbimit të UDB-së Jugosllave që nga periudha komuniste që e zbatonin edhe gjatë periudhës së tranzicionit, nëpërmjet rrjetit të bashkëpuntorëve nga mesi i hoxhallarëve ne Kosovë, Maqedoni, në diasporë edhe në Shqipëri pas ramjes së sistemit.Qendra e organizimeve, vendtakimeve dhe spiunimit për të gjitha grupet dhe individët që vepronin në emër të Islamit ishte Shkupi pas luftës në Bosnje, prandaj u detyruam të largohemi dhe të qëndrojmë në heshtje me bindje se mund të ishte në pyetje ndonjë interes shum i lart i faktorit ndërkombëtar që ti fusin nën kontrollin institucional, të gjitha grupet e ndërlidhura në mënyre direkte apo indirekte me grupet e dyshimta të terrorizmit botëror.
Nuk ishim vetëm, na që heshtëm gjatë këtyre 17 viteve, heshtën ata që humbën më të dashurit e tyre fëmijët, prindërit, të afërmit, kishte të vrarë, të burgosur padrejtësisht, heshtën shumë intelektualë të mirëfilltë, heshtën patriotët e vërtetë, heshtën trimat, heshtën njerëz profesionistë, heshtën burra dhe gra me dinjitet, heshti shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Faktet dhe argumentet e të kaluarës janë tepër kokëforta që nuk lejojnë edhe shërbimet më të forta në botë të manipulojnë dhe të ndryshojne rolet e aktoreve për t’i pastruar bashkëpunëtorët e vetë nga njollat e tradhtisë kombëtare dhe fetare nga e kaluara e dyshimte. Pavarësisht ndryshimit të rrethanave dhe periudhës së gjatë që ka kaluar,gjurmët e të vërtetës historike nuk ndryshojnë, sepse nuk lidhen me kohën, por me faktet qe i mbane peng aktoret me te kaluaren e tyre. Kete e verteton Kurani famelarte “Çdo njeri është peng i veprave të veta.”(Tur, 21).
Të Drejtat nuk i kërkuam sepse ne nuk kemi mundësi të ndjekim procedura ligjore ndërkombëtare. Ndërsa në Maqedoni të Drejtat e Njeriut dhe drejtësinë e kanë varrosur së bashku me viktimat.Ju përshëndes të gjithëve që do e lexoni me vemendje këtë leter dhe ju bëj apel që të angazhoheni seriozisht për të drejtat e çdo njeriut dhe çdo familje, sepse zullumi, dhe padrejtësija më në fund ju kthehet në familje të gjithë atyre që e kanë projektuar të keqen që e kanë përkrahur dhe që kanë qëndruar indiferent ndaj të keqës, jo rastesishte shumë njerëzve gjithçka ju shkatrohet para syve të tyre sa do pushtet dhe pasuri të kishin grumbulluar.
Për ata që kanë haruar se çka ka ndodhur në atë periudhë ose nuk kanë njohuri, kam pregaditur një kronologji të ngjarjeve me fakte të pa mohueshme që do ti shërbejnë të vërtetes historike.
(Letra u është dërguar ambasadave perendimore në Shkup. Lideri.mk dhe disa mediume tjera e kanë siguruar përmes burimeve diplomatike)