Kryetari i Butelit të Shkupit dëshiron t’i ndryshojë emrat shqiptarë të rrugëve, t’i kthejë emrat e vjetër
Dënoj ashpër tentimin e Kryetarit të Komunës së Butelit, për të rikthyer emrat e vjetër të rrugëve dhe për ti hequr emrat shqiptarë në këtë komunë edhe pse nuk mund të realizohet dhe e njëjta që në fillim është e dështuar.
Kam ndjekur çdo reagim në rrjetet sociale dhe kam hasur në shumë situata ku Kryetari i Komunës së Butelit bën shumë gjëra, që nuk i përkojn punës së rregullt të një Komune multietnike dhe punës së një Kryetari.
Edhe pse shumë mirë e din formën ligjore dhe se ndryshimet nuk kalojnë ashtu, por dukshëm shihet fryma nacionaliste dhe radikale e VMRO-së.
Andaj, qëndrimi dhe reagimi im është shumë serioz në raste të këtilla.
Shpresoj që në vazhdim, kryetari i komunës të jetë më i fokosuar në punë dhe të shërbejë si shembull i një Kryetari të Komunës multietnike./Izeir Memedi, ASH-Butel