Ibrahimi: Takimeve Zaev-Mickoski-Pendarovski t’i përgjigjemi me një takim “shqiptarçe” (Video)
Pas kryeministrit Zoran Zaev, edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, e pret në një takim kokë më kokë kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin. Në takimin e parë u vendos shtyerja e procesit të regjistrimit, ndërsa në takimin e dytë diskutohet edhe për ngjarjet e “27 Prillit”. Për këto dy ngjarje të rëndësishme në vend, takimet i zhvillojnë politikanët maqedonas pa prezencë të shqiptarëve. Anëtari i kryesisë së “Alternativës”, Zeqirja Ibrahimi gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, tha se kjo ndodh pasi politikanët maqedonas e shohin shtetin si pronë të tyre etnike. Andaj, ai vlerëson se është momenti që këtyre veprimeve të njëanshme, polikanët shqiptarë t’i përgjigjen me një takim mes tyre.