Maqedoni

Mickoski: Prej sot ka vetëm një opsion në tryezë – zgjedhje të parakohshme parlamentare

Katër javë Kovaçevski pati mundësi të zgjedhë mes dy ofertave tona, por prej sot ato nuk vlejnë dhe ka vetëm një opsion – zgjedhje të parakohshme parlamentare, kumtoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Në intervistën e sotme në Kanal 5, ai tha se jo vetëm që pushteti dhe opozita nuk negociojnë, por edhe janë shumë larg negociatave.

“Pozicioni ynë është i qartë, ne luajmë haptazi. Dy opsionet që i ofrova në takimin e liderëve ishin në tryezë deri në këtë moment, por ende nuk kam dëgjuar nga Kovaçevski se cilën opsion e pranon, të parin apo të dytin. Prej sot ka vetëm një opsion në tryezë – zgjedhje të parakohshme parlamentare”, theksoi Mickoski.

Sipas tij, është i mundur skenari që VMRO-DPMNE të ketë 61 deputetë, ndërsa opsioni i fundit është koalicioni me BDI-në, posaçërisht me kryesinë aktuale, posaçërisht me kryesinë aktuale të kësaj partie.

“VMRO-DPMNE ka qëndrim të qartë se varianti i fundit për bashkëpunim është BDI, posaçërisht me këtë kryesi të BDI-së dhe gjithçka do të bëjmë që qeveria e ardhshme të jetë pa BDI-në dhe këtu nuk ka dilemë”, nënvizoi Mickoski.

Ai theksoi edhe se harmonizimi për në BE është diktat bullgar, ndërkaq nuk ka më mirë se ajo, siç theksoi, që vendi të fillojë negociata me identitet të ruajtur.

“Nuk do të pranojmë diktat të këtillë. Dëshirojmë proces për BE që do të fillojë dhe do të përfundojë. Jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka, por kemi rregullat tona për këtë popull dhe këtë shtet”, tha Mickoski.

VMRO-DPMNE, siç theksoi, është kundër ndryshimeve të ligjeve për barazi gjinore dhe për evidencën amë dhe e mbështetë tubimin e KOM-AO që u mbajt sot në Shkup.