Maqedoni

Zhivko Mukaetov, Konsull Nderi I Mbretërisë Së Norvegjisë

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë farmaceutike “Alkaloid” Zhivko Mukaetov është emëruar konsull nderi i Mbretërisë së Norvegjisë. Në hapjen zyrtare të konsullatës, e cila ndodhet në hapësirat e kompanisë “Alkaloid” të pranishëm ishin përfaqësues të shumtë të sektorit të biznesit si dhe pjesëtarë të korit diplomatik. Sekretari shtetëror i Ministrisë së Jashtme norvegjeze Ajvind Vad Peterson gjatë fjalimit foli edhe për shënimin e 30 vjetorit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve duke thënë se këto vite kanë qenë të mbushura me bashkëpunime të reja. Ndërkohë drejtori i Alkaloidit Mukajetov tha se është nder për të marrë këtë titull dhe se do të mbetet i fokusuar plotësisht në avancimin e bashkëpunimit në mes dy shteteve.
“Do doja të falënderoj thellësisht Mbretërinë Norvegjeze që na dha shansin të përfaqësojmë këtë shtet të bukur këtu te ne. 8:50 Unë dhe ekipi im do të bëjmë gjithçka për promovimin e Mbretërisë së Norvegjisë dhe të marrëdhënieve bilaterale mes të dyja vendeve të cilat janë aleatë në NATO. Jo vetëm në këtë segment, por dhe në segmente të tjera ne do të rrisim bashkëpunimin dhe në këtë perspektivë ne do mundohemi të jemi promotorë të Mbretërisë Norvegjeze”, ka deklaruar Zhivko Mukaetov, drejtor i përgjithshëm i “Alkaloid”.