Opinion

Çfar paradoksi?!

Shkruan: Jusuf Jusufi
Arben Taravari kryetar i Aleancës për Shqiptarët, profesor universitar, me të drejtë kërkon autonomi të plotë për Universitetin e Tetovës, mos ndërhyn politika në këtë institucion. Pas nji minute, haron dhe kërkon nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, të cakton nji Rektor të përkohshëm!! Ministri aktual kuadër i BDI-së, parti kjo e sulmuar gjithnji nga Arbeni…
Vetëm ta them nji fjalë-thotë populli, po çka nëse skam thënë asgjë.
Nga ajo që u informova nga mediat si qytetar, Universiteti zgjodhi Rektor prof dr Jusuf Zejneli-n me 260 vota nga 302 antarët e profesoriatit. Arbenit e Bilallit nuk ju mjaftojë kjo, ata parapëlqejnë të jetë zgjedhur nji tjetër me 14 vota( prof dr Bashkim Z.), me 1 votë( prof. dr Myqereme Rusi), apo me 0 vota( prof Dervish Alimi).
Për cilin është shprehur vullneti plebishitar i profesorëve;
– për të parin, apo për tre tjerët dhe këto jashtë( lexo Parti politike), që pandehin se demokratike do të ishte të zgjidhet ndonji anonimus, e jo dikush që gëzon autoritet dhe mbështetje masovike.
Edhe nji sqarim,
– fjala i kapur, që shpesh e përdorni edhe pse nuk e dini kuptimin, është gjermane #Kapern, që nënkupton rrëmbim, të marrish diçka nga duart e dikujt…
Pyetja ime është;
-nga kush është rrëmbyer Universiteti?
Përgjigja infantile e pamenduar mirë e Arbenit dhe Bilallit do të ishte;
– e kanë rrëmbyer nga populli(apsurde), ose më keq nga shteti( si pronar de jure, e jo de facto).
Unë do të shtoja;
– kush është populli në këtë rast, te 260-a apo 14, 1 apo te 0( zeroja)?!
Edhe ish kryetari i juaj z. Sela, më kujtohet kur në nji pyetje të gazetarit, para disa vitesh, se kush është lideri i shqiptarëve, u përgjegj në mënyrë katapultive;-unë tha jam… pas meje tre vende ngelin shprazët, e mandej vin Ali Ahmeti!
Pse z. Taravari nuk bëhesh korrekt dhe të pranosh, sa vende ka shprazët ndërmjet Rektorit të zgjedhur dhe konkurentit të dytë.! Edhe pse edhe ata që të tre duhet respektuar!
Mos u bëni qesharak. Lëreni institucionin le t’a udhëheqin profesorët që kanë shumicën mbas vehte, se sa ata pa përkrahje. Nëse nuk je në gjendje të krijosh miq dhe idhtarë, nuk e meriton të bëhesh i pari- është një maksimë e huaj!
Me këto gjepura, i detyroni ujqët të ju hynë në torrishtë( e huazuar)…
Ju tani i a bëni nji argat dreqit.
Po që se do të ishte ashtu, si e thoni ju( e unë dyshoj në të), se juve ju vlejka shumë principi demokratik, atëherë besoni se më së miri, këtë do t’a bëjë vetë stafi akademik. Vetëm ata e posedojnë të drejtën ligjore, vetëm ata bëjnë përmbysje të ndonji diktature, që ata në këtë rast nuk e shohin, e ju dy, e paskeni vrejtur nga jashtë.
Mos ndoshta pritni( që unë nuk besoj) se VMRO, Levica dhe partia e Trajanovit shto edhe tjera, me ndërhyrje dhe me “simpatinë” që e kanë për këtë tempull, do t’u kishin kryer punë. Mblidheni fuqinë dhe Rektorit të ri shprehni urime dhe punë të mbarë.
Sot ishte dëshmia e gëzimit të madh për ne shqiptarët, e urrejtjes së palës tjetër, kur në Absolventiadën 2022/23, aq bukur defiluan kuadrot e ardhshëm, bijat e bijtë që i dalin Zot vatanit. Ata do n’a shërbejnë neve në të gjitha sferat e jetës. Dikush përsëri si nihilist që është, do të thoshte se këto nuk janë aspak kuadro kualitativ. Unë ndaj mendimin me ata që thonë se, shumë pak ose hiq edhe ne nuk kemi qenë më të mirë, po ja që e dham kontributin sa mundëm. T’u lëmë edhe atyre kohë që t’a dëshmojnë vehten.
Mos u ndesheni kot me këtë Industri të rrëndë, që prodhon kuadro, ngaqë automatikisht do të vëndoni vehten në siklet, e do të pyeteni se, ju çka prodhuat deri tani, dhe sa populli, në emrin e të cilit ju thirreni, juve u a pa hajrin!?
Ju keni të drejtën e gjithë botës, të përcjellni punën e Rektorit, se a punon konform ligjit dhe Statutit. Kuptohet aq sa atij i jepet hapsirë veprimi. Po i ra piruni apo luga nga dora, mos e bëni se u prish bota. Gabimi matet, po qe i vogël edhe falet, e nëse kalon kufijt logjike-ndëshkohet.
Mos e baltosni dhe lëndoni këtë garrë të fituar me plot transparencë. Nuk e ka lehtë nji njeri, të përmbush kriteret e konkursit, të jetë ambicioz për marrjen e obligimit, të fiton me vota të fshehta, e ti ngjitet etiketa, se kinse ka fituar me ndihmën e dikujt. Thuaj direkt zotriut, nuk je ai që kemi shpresuar unë dhe Bilalli, e jo në stilin komik, -pse fitove ore, kush je ti që të përkrahën aq njerëz!!?
#Prof dr Vullnet Ahmeti!!
– Ai u pengon shumë. Arsyen e di unë dhe ata që e njohin shumë herët këtë njeri. U a ka prish hesapet, allësh-verishet që i bëtë me krejt institucionet, me zhvlersimet dhe rrënimin e autoritetit të tyre. Te ai kjo nuk kalon. Ai Universitetin e ka vatan, e ka nder, moral, familje dhe ideal mbi idealet. Ai ate e kultivon, e ujit, e pastron, e ndërton dhe në fund edhe denjësisht e prezenton.
Vullnet Ahmeti askujt nuk i a ka mbyll derën. Po se gabova!? U a mbylli reketarëve, banditve po qofshin edhe me kollare, shitësve të diplomave, dhe atyre që këtë Universitet, me vite u munduan ta dislokojnë prej Tetove në Shkup. U tha stop, në mënyre civilizuese e oër ata që nuk kuptuan, nxorri gjoksin dhe vuri në spikamë virtytet e të parëvë, se ndryshe nuk ja dilte. E dikush tash ndjehet keq, se nuk u lejoi të lëpijnë gishtat plot yndyrë dhe të mbushin xhepat. Tani po i kërcnoheni direkt me ndonji listë të zezë eventuale. Edhe kjo nuk do ju kalon.. nji amerikanisti gjysëm shekullor, ky atribut që është dëshirë e juve dyve nuk i shkon. Emrin e ka të gdhendur në Universitetin prestigjios të Çikagos, i shpallur doctor Honoris Causa.
Merreni ju zotëri me problemet për të cilat edhe fituat mandate. Keni ju ndryshimet Kushtetuese, 20 përqindshin e atyre qe e flasin gjuhën, e shumë punë tjera. Kur do e shohin stafi akademik rrezikun, se Universiteti shkon në drejtim të gabuar, menjiherë do të intervenojnë. Assesi nuk do e marrin parasysh alarmin e juaj dhe të 14, 1 dhe zeros.
“Mos i shtyni therrë këmbes së shnoshë”…
Dikush mezi pret t’a fus hundën në këtë vatër. Zatën kështu ndodhi edhe me Kosovën tonë, ku serbeve i u dha hapsirë dhe mundësi, të përzihen në punë të mbrendshme të nji shteti sovran e te pavarur, dhe tani ata vështirë se do të mund lehtë t’i heqim qafës!