Maqedoni

Sekuestrohet drogë ne Gazi Babë, në pranga tre persona

Policia ka kryer një bastisje në Gazi Babë të Shkupit, ku kanë gjetur drogë dhe janë arrestohen tre persona. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se të arrestuarit janë të moshës 31, 38 dhe 50 vjeçare. Tek të arrestuarit, siç thonë nga MPB janë gjetur marihuanë dhe mjete tjera për përpunimin e saj.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Më datën 24.06.2023 janë privuar nga liria N.P. (38), V.K. (50) dhe M.Ç. (31) të gjthë nga Shkupi. Gjatë bastisjeve në dy lokacione në rajonin e Gazi Babës, të kryera me urdhër gjyqësor, në shtëpinë e N.P. ku e pranishme ka qenë edhe V.K., me të cilën ka jetuar, është gjetur marihuanë në procesin e tharjes, peshore dixhitale dhe një shumë më e madhe e të hollave për të cilat ekziston dyshimi se janë nga shitja e paligjshme e drogës”.

Ndërkaq, siç njoftojnë nga MPB, në shtëpinë e M.K. është gjetur një kavanoz me marihuanë, 2 paketime me marihuanë, 15 qese të vogla me marihuanë të përgatitura për shitje, një peshore dixhitale me mbetje të drogës.

Nga ministri gjithashtu njoftojnë se personat janë privuar nga liria dhe janë në mbajtje në stacion policor dhe kundër tyre do të parashtrohen kallëzime penale.