Maqedoni

3.000-4.000 euro ryshfet për një punësim. Nën hetime komandati i kazermës në Tetovë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj 45-vjeçarit, banor i Tetovës, i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes si komandant në kazermën e Tetovës, për shkak se ekziston dyshimi për vepër penale – Marrja e ryshfetit nga neni 357 paragrafi 1 në lidhje me nenin 23 të Kodit Penal.

I dyshuari me 18 dhe 19 maj në Shkup, i dyshuari me dashje ka inkurajuar të dyshuarën, – ushtare profesioniste në Ushtrinë e RMV-së – që drejtpërdrejt të kërkojë dhe të marrë para në shumë prej 3.000 – 4.000 euro nga viktima për të kryer një veprim zyrtar që nuk lejohet të kryhet. Prokuroria tashmë ka iniciuar procedurë për të dyshuarën.

Ajo, duke dashur të ndihmojë kolegun e saj – kandidat në konkurs për pranimin e oficerëve, ka kontaktuar me të dyshuarin dhe i ka thënë se nëse dëshiron që viktima të zgjidhet duhet të paguajë 3000-4000 euro. Ata janë pajtuar që viktima t’ia dorëzojë paratë të dyshuarës, ndërsa ajo t’ia dorëzojë komandantit nga Tetova. Me rastin e dorëzimit të mjeteve, e dyshuara është kapur dhe i është hequr liria.

Prokurori publik kompetent në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin për të cilin sot janë hapur hetimet.