Kasami: Për herë të parë të punësuarit në komunën e Tetovë kanë marrë pagë “Jubilare”
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në rrjetin social facebook, ka shkruar se për herë të parë të punësuarit e komunës së Tetovës, kanë marrë pagë “Jubilare” në vlerë të një rroge mesatare, raporton SHENJA.
“Kjo ndodh për herë të parë në historinë e Komunës së Tetovës ndoshta edhe në shtet. Kjo vlen për të gjithë ata që kanë përvojë pune 10, 20, 30 vjet e më tepër. Përkushtimi jonë për një administratë profesionale dhe në shërbim të qytetarëve po bëhet realitet. Për një periudhë shumë të shkurtër bëmë rritjen e pagave prej 2800 denar, dhe tani edhe rrogën jubilare që të përmirësojmë statusin e të punësuarve”, ka shkruar Kasami.