Maqedoni

Rritet numri i motoçiklistëve të dënuar në Shkup

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (22.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. mNë territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 354 masa, nga të cilat 107 sanksione për ngasje me shpejtësi të lejuar, 27 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 25 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletës, pesë masa për defekte teknike dhe automjete të paregjistruara.

Janë shqiptuar 15 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 22 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, pesë sanksione për kalim të sinjalit të mbyllur – semafor i kuq…

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.