Maqedoni

A po fillon Cërvenkovski me parapërgatitjet për formimin e partisë së re? Hapë faqe zyrtare në FB

Ish kryetari i LSDM-së, Branko Crvenkovski, edhe më tej ka ngjallë spekulimet se po kthehet në politikë. Ai në FB ka krijuar një faqe e cila mbanë emrin e tij, e ku gjithashtu janë publikuar disa fotografi dhe video nga paraqitjet e tij më parë, shkruan Zhurnal.

Deri tani nuk dihet nëse ai personalisht e menaxhon faqen apo ka ndonjë administrues që i’a regullon.

Ky veprim i Brankos përforcon spekulimet së fundmi se ai po krijon një parti të re me të pakënaqurit nga LSDM.

Crvenkovski edhe më tej qëndron i heshtur lidhur me spekulimet e fundit. Ai as nuk i konfirmon por as nuk i mohon lajmet se po hapë parti të re. Por nga ajo që ka mësuar Zhurnal, Brankoja po zhvillon takime pa ndalë me disa kryetarë komunash të LSDM-së me qëllim që t’i afrojë te partia e tij dhe me ta të garojë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Ngelet të shihet nëse lideri i LSDM-së Zoran Zaev do të arrijë ta bindë Brankon të mos bëjë një gjë të tillë sepse ky veprim do ta dëmtonte shumë rëndë LSDM-në. Ndoshta partia e re e Brankos nuk do të kishte sukses që në zgjedhjet e para, por LSDM-ja do të humbte shumë vota.

Edhe pse Crvenkovski nuk po shfaqet në opinion, formimi i partisë së re tanimë është një proces i pakthyeshëm. Madje është caktuar edhe emri i partisë. Partia e tij do të quhet “Ardhmëria Social Demokrate”.//Zhurnal.mk