Maqedoni

Sllupçani përkujtoi legjendën e tri luftërave, Beqir Sadikun

Eprorë të UÇ Kosovës, UÇPMB-së, UÇ Kombëtare, familje të dëshmorëve, invalid të luftës, veteran të tri luftërave çlirimtare si dhe bashkëvendas të tij sot më datë 22 Qershor 2023 (e Enjte) ora 18:00, bënë homazhe te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Sllupçan, në përkujtim të rënies heroike të dëshmorit Beqir Sadiku – Komandant Sllupçani.

Beqir Sadiku (8 Nëntor 1980 – 22 Qershor 2001)
i njohur si Komandant Sllupçani ishte një ushtar dhe luftëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK-së), i cili mori pjesë në Luftën e Kosovës, në Luftën e Luginës së Preshevës dhe në Luftën e Maqedonisë (2001). Mori pjesë edhe në Betejën e Pashtrikut e cila u zhvillua gjatë Luftës në Kosovë, dhe në Betejën e Haraçinës. Lindi më 8 Nëntor 1980 në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës dhe ra dëshmorë më 22 Qershor 2001 në fshatin Haraçinë të Shkupit gjatë luftimeve të ashpra me forcat maqedonase.

Më 22 qershor 2001 do të filloj ofanziva më e rëndë e forcave maqedonase mbi forcat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në këtë ofanzivë ushtria maqedone do të përdorë edhe aeroplanet ‘’Suhoi ‘’ të blera nga Ukraina për të vetmin qëllim shkatrimin dhe vrasjen e shqiptarëve. Në këtë ditë, pra më 22 qershor, Beqiri deri në ora 8 e mëngjesit ishte i shtrirë në spital së bashku me ‘’Sorrën‘’, por në atë momentë ndëgjon përmes radiolidhjes se në një pikë duhet përforcim pasi e kanë marrë nën kontroll forcat maqedone. Ai menjëherë ngrihet edhe pse i plagosur dhe vendosi të dal në vijë të frontit duke i rrjedhur gjak plagët e tijë. Bashkëluftëtarët e Beqirit, rrëfejnë që derisa ishte ai, arritëm të marrim në kontrollë prapë këtë pikë strategjike por për fat të keq Beqiri në orën 10:00 më 22 qershor 2001, në atë u fut edhe plaga e katërt edhe më e rëndë e goditur nga predha e kaqushes. Pas 15 min të marjes së kësaj plage në hyrje të spitalit të improvizuar jep frymën e fundit, ’’për të mos vdekur kurrë’’. Në këtë ditë pas luftimeve të mundimshme pika strategjike kaloi prap në anë e forcave të UÇK duke i shkaktuar armikut dëme të mëdha si në njerëz ashtu edhe dëme materiale.

Shoqëruesit e dëshmorit, BEQIR SADIKUT thonë se me dhënien e frymës së fundit të tijë, neve na u shtua edhe më shumë trimëria, qëndresa dhe heroizmi i tij sa deshëm ti zbrapsim ata deri në thellsi të Vardarit që ti mer lumi e ti çojë në humner. Ata thuajnë ’’ Heronjtë si Beqiri e disa shokë të tijë, populli asnjëherë nuk mund ti harroj sepse ai bëri punën më madhore të kombit fitoi ‘’SHENJTÉRINÉ‘’.

Beqiri është i varrosur në Haraçinё, nē oborrin e xhamisë, së bashku me shtatë bashkëluftëtarë tjerë që ranë dëshmorë në betejat e Haraçinës prej 22 qershor deri më 25 qershor të vitit 2001. Pas rivarrimit të të gjithë dëshmorëve, tash Beqiri pushon tek kompleksi i varrezave të dëshmorëve mbi fshatin Sllupcan. Aty pushojnë të qetë një numër i madhë i dëshmorëve dhe martirëve të rënë në luftën e 2001 nga rajoni i Karadakut të Kumanovës.

Vijat e tijë në ballë që filluan t’i renditen si në luftën e Kosovës, Preshevës e në fundi edhe në vedlindjen e tij dhe lokalitetet për rreth tregojnë se ai kishte parimin që njëherë e përgjithmonë duhet që shqiptarët të lirohen nga prangat sllave si dhe të bëhet bashkimi kombëtar një një shtet etnik shqiptar.