Tjetër tragjedi me emigrantët, fundoset varka pranë Spanjës, 35 të vdekur
Të paktën 35 emigrantë në një varkë që po shkonte për në ishullin spanjoll Gran Canaria u mbytën, tha sot organizata joqeveritare Walking Borders.
Një burim në shërbimin e shpëtimit detar të Spanjës i tha Reuters se një fëmijë ishte në mesin e të vdekurve dhe 24 persona u shpëtuan nga anija e fundosur.
Operacioni i shpëtimit u zhvillua nën drejtimin e autoriteteve marokene rreth 88 milje në juglindje të Gran Canaria.
Walking Borders dhe një OJQ tjetër, Alarm Phone, fillimisht raportuan se varka mbante 59 persona.