Maqedoni

Pasaportë bullgare për vetëm 250 denarë?

Me ndryshimet e fundit ligjore, bullgarët në Maqedoninë e Veriut mund të pajisen pasaportë bullgare për vetëm 250 denarë, sa është tarifa për nxjerrjen e certifikatës. Fondacioni i bullgarëve në vendin tonë i quajtur “Maqedonia”, përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje bullgarëve që të nxjerrin masovikisht certifiktata të reja ku qëndron përkatësia etnike, shkruan Zhurnal.

Nga kjo shoqatë thonë se po bëhen verifikime për momentin nëse për të marë pasaportë bullgare do të mjaftojë vetëm certifikata, ose edhe më tej do të jetë e nevojshme të gjenden dëshmi për origjinë dhe vetëdije bullgare.

“Sipas ligjit të ri, ju mund të përditësoni certifikatën tuaj të lindjes dhe të shkruani kombësinë: bullgare. Tani po verifikojmë nëse kjo do t’ju japë mundësinë për të marrë nënshtetësinë bullgare, por ju duhet të shkruani përkatësinë bullgare në certifikatën e lindjes dhe me siguri të plotë të merrni nënshtetësinë bullgare bazuar në origjinën dhe vetëdijen bullgare.

Pajisuni masovikisht me dokumente të tilla nga Maqedonia e Veriut në të cilën do të shkruhet kombësia bullgare. Kushton 250 denarë”, thuhet në apel.

Fondacioni e mbështet apelin tek ligji që u publikua në Gazetën Zyrtare një javë më parë.
“Udhëzim për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për mënyrën e mbajtjes, ruajtjes dhe mbajtjes së librave dhe evidencave amëç lëshimin e deklaratave, vërtetimeve, transkripteve dhe kopjeve në bazë të regjistraveç kryerja e një procedure dhe hartimi i procesverbalit për një fëmijë të gjeturç restaurimi i regjistrave të shkatërruar, të dëmtuar ose të munguar, si dhe për format e regjistrave, regjistrave, ekstrakteve dhe certifikatave të lëshuara në bazë të regjistrave”, thuhet në ligj./Zhurnal