Kosovë

Nuk ndalet Policia e Kosovës edhe një serb bie në pranga, sulmoi gazetarët (Foto)

Uros Vukasinovic me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, është arrestuar nën dyshimin për sulm fizik ndaj gazetarëve tri ditë më parë.

Policia ka njoftuar se i njëjti dyshohet se ka sulmuar gazetarët, më 16 qershor.

“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Angazhimi dhe përkushtimi i Policisë së Kosovës, do të vazhdojë për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin.”, njofton Policia.