Maqedoni

KlanM: Nxirret në sipërfaqe BMW me targa të Kosovës – Konfirmohen 2 trupa njerëzish brenda

Vetura e nxjerrë nga ujërat e lumit Lepenc është BMW me targa të Kosovës, informon Klan Macedonia.

Siç informon gazetari i KlanM, Furkan Saliu, brenda automjetit duken dy trupa njerëzish.

“Nga këtu shoh dy trupa njerëzish. Trupin e tretë do e shohim kur të afrohet vetura dhe të fillojë punën prokuroria”, tha Saliu në edicionin e lajmeve.

Saliu konfirmon se bëhet fjalë për veturën e familjes Pacolli nga Kosova, ndërsa shtoi se trupat, sipas gjitha gjasave, janë të pajetë./KlanMacedonia