Rajon - Botë

Tensionet në veri të Kosovës, Abazoviç: Është e shëmtuar të shohësh skena të ngjashme me ato të viteve 90-ta

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase shpreson që të shtensinohet situata në pjesën veriore të Kosovës.

“Kam pasur një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Shpresoj që çdo gjë të shkojë drejt de-përshkallëzimit të situatës, dialogu nuk ka alternativë. Sido që të jetë, në fund të fundit, ne duhet të ulemi në tryezë. Palët do të duhet të ulen në tryezë dhe të gjejnë diçka të qëndrueshme dhe përfundimtare”, tha Abazoviç.

“Dhuna nuk është e pranueshme në shekullin 21 dhe u bëj thirrje të gjithëve që të përmbahen nga fjalët e ashpra”, theksoi ai.

Abazoviç e ka ripërsëritur se vendi i tij është i gatshëm të jetë vendi i dytë në rajon i cili mirëpret një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
“Mund të ofrojmë mbështetje logjistike për një takim të përbashkët në vendin tonë. Jemi më se të gatshëm ta organizojmë, natyrisht në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në”, shtoi ai.

“Mendoj se është shumë e shëmtuar të shohësh skena të ngjashme me ato të viteve 1990. Gjithçka që duam dhe gjithçka që duhet të bëjmë si udhëheqës politikë është të ofrojmë një vizion të ri, jo të kemi atë “deja vu” të asaj që ishte më parë, që nuk ishte e këndshme, por përkundrazi, me një vizion të ri për t’u ofruar qytetarëve më shumë frymë evropiane”.