Erdoğan bisedë telefonike me presidenten e KE-së, diskutohen marrëdhëniet Turqi-BE
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës thuhet se në bisedë u diskutuan marrëdhëniet Türkiye-BE.
Presidentja e KE-së, Von der Leyen në bisedë uroi presidentin Erdoğan për rizgjedhjen e tij si president.
Erdoğan tha se rruga e suksesshme për të luftuar me sfidat me të cilat përballen në nivel rajonal kalon nga forcimi bashkëpunimit të BE-së me Türkiye-n.
Ai theksoi se trajtimi i drejtë dhe mbështetja e perspektivës për anëtarësim të drejtë që do të tregohet ndaj Türkiye-s, do të shkaktojë hapjen e horizonteve të reja në marrëdhënie.