Pas 7 orësh bllokadë, rruga magjistrale Gradsko-Prilep është hapur për qarkullim
Pas shtatë orësh është hapur rruga magjistrale Prilep-Gradsko, rrugë e cila që nga mëngjesi i sotëm ishte e pakalueshme për shkak të derdhjes së lumit Reaçka, por edhe për shkak të rrëshqitjes së dheut. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut herët në mëngjesin e sotëm një sasi e madhe uji është grumbulluar në rrugën afër vendit të quajtur “Motel Drenovë”, ndërsa te “Pletvari” përballë tuneleve ka rrëshqitje dheu dhe rënie guri.
Ndryshe në fshatin Pçinja në Kumanovë është grumulluar pemë dhe degë nën urën e lumit Pcinja. Por për momentin nuk ka rrezik për derdhjen e lumit apo dëmtim të urës.