Indi, i nxehti përvëlues shkakton 46 të vdekur
Të paktën 46 persona kanë humbur jetën në dy ditët e fundit për shkak të motit të nxehtë që ka treguar ndikimin e tij në veri dhe në lindje të Indisë, transmeton Anadolu.
Departamenti Meteorologjik i Indisë (IDM) njoftoi se temperaturat në janë rritur mbi normalen e stinës në rajonin Ballia në Uttar Pradesh dhe se kanë arritur në 42.2 gradë Celsius.
Mjekët kanë thënë se personat mbi 60-vjeç nuk duhet të dalin jashtë për shkak të temperaturave në rajon në të cilin në dy ditët e fundit kanë humbur jetën 46 persona, prej të cilëve 34 në Uttar Pradesh dhe 12 në Bihar.
Personat që kanë humbur jetën, janë mbi 60-vjeç dhe se moti i nxehtë mund të ketë rritur sëmundjet e pranishme.
– Vala e të nxehtit mori 12 jetë në Bihar
Zyrtarët e rajonit njoftuan se vala e të nxehtit që është efektive në Indi ka vendosur nën ndikimin e saj 24 zona në rajonin Bihar dhe se në 24 orë për shkak të valës së nxehtë kanë humbur jetën 12 persona.
Teksa në Bihar temperaturat kanë arritur në 45 gradë Celsius, autoritetet e meteorologjisë kanë paralajmëruar që të tregohet kujdes kundër motit të nxehtë. Në Indi, muajt prill, maj dhe qershor kalojnë kryesisht të nxehtë dhe në vitet e fundit janë vërejtur efekte shumë më të rënda si pasojë e motit të nxehtë.
Valët e të nxehtit të cilat shkaktojnë shpesh mungesë uji, ndikojnë negativisht te miliona njerëz. Në qytetin Navi Mumbai në rajonin Maharashtra në perëndim të Indisë, 13 persona që morën pjesë në një ceremoni në muajin maj humbën jetën si pasojë e goditjes së diellit.
Krahas Indisë, temperatura të larta rekord janë regjistruar edhe në vendet e rajonit, përfshirë Bangladeshin, Tajlandën, Filipinet, Vietnamin, Laosin dhe Kinën.