Vërshime në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut (Video)
Foto: Vërshimet Veles 15.06.2023
Në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë reshjet intenzive të shiut, që në disa pjesë kanë shkaktuar edhe vërshime.
Pardje në Veles, dje në Kumanovë dhe Krova Pallankë, e sot në Pletvar, rrugës për Prilep, vërshimet vazhdojnë të shkaktojnë probleme dhe dëme të vazhdueshme.
Rritje e nivelit të ujit është vërejtur në lumin Pçinjë në Pelincë dhe në stacionin hidrologjik të Kriva Rekës në Kriva Pallankë, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QKM).
“Paralajmërojmë për mundësinë e derdhjes në pellgun e Kriva Rekës së bashku me degët më të vogla të tij para bashkimit në Pçinjë. Derdhja mund të prekë pjesë të atarit të zonave të banuara, si Konopnica, Psaça, Opila dhe më poshtë Kleçovce dhe Strezovci para bashkimit me Pçinjën”, njoftojnë nga QMK.
QMK paralajmëron për dalje të mundshme lokale të ujit në pjesën e sipërme të pellgut të lumit Pçinjë.
“Në të njëjtën kohë, për shkak të rritjes së nivelit të ujit, ka mundësi që uji të krijojë presion më të madh në disa struktura urash”, thekson nga QMK.