Maqedoni

Trafikimi me qenie njerëzore në Maqedoni, Uashingtoni hedh dyshime edhe ndaj policëve e prokurorëve

Sipas raportit të ri të Departamentit të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore, Maqedonia e Veriut është ende nën mbikëqyrje, pra është në rangun e vendeve të TIER 2 së bashku me Slloveninë, Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Greqinë.

Sipas DASH, disa prokurorë të rretheve në Maqedoninë e Veriut nuk raportuan në Prokurori rastet e mundshme të trafikimit dhe kanë përdorë masa për vepra më të lehta në ndjekjen penale të trafikantëve.

“Policia loke dhe disa zyrtarë kufitarë nuk verifikuan indikacionet për trafikim dhe, si rezultat, autoritetet ka të ngjarë të kenë dëbuar disa viktima të paidentifikuara të trafikimit pa iu referuar shërbimeve të duhura ose masave mbrojtëse për të parandaluar ritrafikimin. Raportuesit Kombëtar i mungonin autoriteti, burimet dhe mandati ligjor për të monitoruar dhe vlerësuar sistematikisht përpjekjet për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”, tha Departamenti i Shtetit, transmeton Lideri.mk.

Raporti u prezantua në Uashington nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Lista, TIER 2, përfshin vende, qeveritë e të cilave nuk përmbushin plotësisht standardet minimale ndërkombëtare, por po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për t’iu përshtatur atyre standardeve.

Vendet renditen në tre kategori: e para, e dyta dhe e treta, ku e dyta ka një nënkategori, TIER 2 WATCH LIST, ku janë Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, që nënkupton monitorim shtesë të situatës së një vendi në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Blinken theksoi se trafikimi i qenieve njerëzore është “një sulm ndaj vlerave tona thelbësore, që të gjithë janë krijuar të barabartë dhe kanë të drejtat e patjetërsueshme për jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë”./Lideri