Aliu: Do të insistoj që ligji për media të përmirësojë mjedisin mediatik
Një grup pune së shpejti do të fillojë punën për një ligj për mediat, që do të krijojë një kornizë ligjore për portalet dhe mediat elektronike në vend, duke promovuar transparencën, mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe inkurajimin e gazetarisë për përforcim të themeleve të një shoqërie demokratike, njoftoi dje ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu, gjatë llogaridhënies për 100 ditët e para të punës së kabinetit të tij.
Duke iu referuar reformave në shërbimet mediatike, Aliu tregoi se pret që të votohen ndryshimet e propozuara në Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAAV) që janë në procedurë kuvendore, si dhe se ndërhyrjet e mëposhtme ligjore në këtë fushë do të të jenë në përputhje me direktivat e BE-së dhe për përmirësimin e situatës në sektorin mediatik.
“Digjitalizimi, administrata publike dhe mediat janë shumë të rëndësishme për përmirësimin e ambientit demokratik në vend, ndaj do të insistoj që ky ligj të përmirësojë hapësirën mediatike, jo ta përkeqësojë atë”, tha Aliu.
Ndryshimet e Ligjit në fazën e parë, janë të lidhura me qasjen në fonde nga Evropa Kreative, ndërsa së shpejti, siç njoftoi ai, do të përfundojë edhe pjesa e dytë e cila do të krijojë një kuadër ligjor për mediat private në vendin tonë.
“Ligji u nda në dy faza për shkak të Evropës Krijuese, shpresoj të votohet për tre-katër ditë. Faza e dytë, e cila ka pesë vite që po punohet, funksionon si asnjëherë më parë, ne jemi hapur për të gjithë ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në këtë eko sistem mediatik. Sot kam një takim me mediat vendore. Është afër fundit, po punojmë së bashku me Zyrën e BE-së në Maqedoni, me ekspertë vendor dhe ndërkombëtar dhe vlerësoj se në fund do të kemi një ligj në të cilin ne si qytetarë fillimisht do të jemi të kënaqur me transparencën e institucioneve publike, politikanët dhe menaxherët në institucionet publike, por do të jemi realisht të informuar për proceset që ndodhin në shoqërinë tonë”, tha Aliu në pyetjen e një gazetari.
Procesi, theksoi ai, ka qenë i hapur që në ditën e parë që unë kam qenë ministër në MSHIA. Prioriteti ynë atëherë ishte vetëm faza e parë, ndërsa fazën e dytë e kemi punuar për një muaj e gjysmë. Ende nuk mund të them se cili nga lehtësuesit është i kënaqur, më pak i kënaqur apo i pakënaqur fare sepse procesi është në vazhdim dhe shpresoj dhe po punojmë që të kemi një kuadër ligjor ku të gjithë do të jenë të kënaqur. Qëllimi do të jetë që të kemi një ligj optimal dhe të pranueshëm ku askush nuk do të jetë shumë i pakënaqur, që ligji të jetë i pranueshëm”, tha Aliu.
Ai thotë se do ta miratojë ligjin pasi të bindet nga ekspertët se ai është në përputhje me direktivat e BE-së dhe do të përmirësojë, siç tha ai, eko-sistemin e mediave.
“Digjitalizimi, administrata publike dhe mediat janë shumë të rëndësishme për përmirësimin e ambientit demokratik në vend, prandaj do të insistoj ai ligj ta përmirësojë hapësirën mediatike, jo ta përkeqësojë”, tha Aliu.
Në llogaridhënien për punën e bërë në 100 ditët e para të punës së tij ministrore, Aliu theksoi se janë të përkushtuar që të inkurajojnë mediat e lira që i shërbejnë interesit më të lartë publik, promovojnë transparencën dhe mbështesin llogaridhënien në çdo nivel. Për ta arritur këtë, theksoi ai, filluam procesin e reformimit të ligjeve për mediat, duke i harmonizuar ato me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
“Këto 100 ditë ishin dëshmi e vendosmërisë dhe këmbënguljes sonë kolektive, arritëm në pika të jashtëzakonshme në kërkimin e transparencës, digjitalizimit dhe reformave administrative. Jemi të vetëdijshëm se qytetarët presin edhe më shumë nga ne. Janë shumë të shkurtëra 100 ditët për të përmbushur të gjitha pritjet. Por pritshmëria e parë, e nevojës për një qeverisje të popullit, me popullin dhe për popullin, është realizuar”, tha Aliu.