Edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë filluar të bojkotojnë prodkutet serbe
Shqiptarët në Maqedoni kanë filluar të solidarizohen me bashkëkombasit e tyre në Kosovë për të bojkotuar produktet serbe, në shenjë revolte për provokimet e vazhdueshme.
Fushatat e ndjekura në Kosovë për bojkotimin e produkteve serbe, pas rrëmbimit të tre policëve kosovarë, si dhe fushatat e ndryshme nëpër rrjetet sociale në internet kanë ngritur interesin dhe vetëdijen që të bojkotohen produktet serbe edhe në Maqedoninë e Veriut nga ana e shqiptarëve, por edhe nga disa miq të tyre maqedonas.
Edhe disa pronarë të shitoreve në Çair të Shkupit kanë thënë për Lideri.mk se kanë filluar të refuzojnë produktet serbe.
Qytetarë të pyetur gjithashtu theksojnë se nuk i dëshirojnë mallrat serbe dhe se refuzimi i tillë është rritur sidomos pas krizës së fundit në Kosovë.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut jo vetëm tani por edhe më herët kanë reaguar në mënyrë të këtillë.
Produktet serbe në Maqedoni janë të njohura, të cilat njihen edhe përmes barkodit të produktit që është 860./Lideri