SHBA-ja, Britania, Danimarka dhe Holanda do të dërgojnë raketa të mbrojtjes ajrore në Ukrainë
Forcat ushtarake ukrainase po vazhdojnë të marrin ndihma nga aleatët perëndimor.
Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Holanda dhe Danimarka do të bashkëpunojnë për dërgimin e pajisjeve të mbrojtjes ajrore duke përfshirë qindra raketa në Ukrainë.
Dorëzimi i pajisjeve tashmë ka filluar dhe duhet të përfundojë “brenda disa javësh”, thuhet në deklaratën e përbashkët të dhënë nga qeveria britanike.
Njoftimi vjen përpara një takimi të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes të Ukrainës të udhëhequr nga SHBA-ja në Bruksel, raporton skynews.
Theksojmë se SHBA-ja dhe Britania e Madhe së fundi kanë ndihmuar së bashku forcat ukrainase me armatim në vlerë të mbi 400 milionë eurove.
Ndryshe, Ukraina është pushtuar ushtarakisht më 24 shkurt të vitit të kaluar nga Rusia.