BE duhet ta sanksionojë Serbinë si fajtore reale, e jo Kosovën
Ejup Berisha
Nëse dikush duhet të sankcionohet për ngjarjet e fundit të shëmtuara dhe të papranueshme në Veriun e Mitrovicës atëher ajo duhet të jetë Serbia e jo Kosova. Me sa di unë sipas disa rregullave që i ka përcaktuar Perendia e Madhërishme si dhe njerëzimi i mencur dhe i arsyeshëm gjithmon duhet të sankcionohet shkaktari dhe zbatuesi i veprave të këqija e jo viktima. Në rastin konkret kur bëhet fjalë për trazirat në pjesën veriore të Mitrovicës burim i problemeve dhe i destabilizimit apo shkaktar i vërtetë i tyre është Serbia e jo Kosova. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta ketë të qartë këtë gjë, ajo ndoshta e din realisht se kush është shkaktari dhe zbatuesi i këtyre gjërave në veriun e Mitrovicës dhe kush është viktima.
Por ndërkombëtarët si duket po taktizojnë me qështjen e gjetjes dhe emrimit të fajtorit të vërtetë. Pra përsëris shkaktari dhe zbatuesi i problemeve dhe i trazirave në Veri të Mitrovicës është Serbia, e nëse ka nevojë edhe 99 herë tjera do ta pohoj të njëjtën gjë. Ky shtet fatkeqsisht fqij i Kosovës ka qenë faktor i tillë destruktiv jo vetëm në Kosovë por edhe më gjërë në rajon dhe atë gjatë një periudhe bukur të gjatë kohore do të thoja edhe më shumë se nje shekull.
Nëse kjo është e vërtetë ndërsa e njejta gje është qind përqind e vërtetë atëher BE dhe SHBA fajtorin duhet ta kërkojnë në Beograd e jo në Prishtinë. Serbia përher ka bërë, bën dhe do të vazhdon të bëjë probleme dhe të shkaktojë trazira në Kosovë dhe gjithkah në rajonin tonë por e njëjta përher është shtirur dhe vazhdon qe të shtiret si viktimë. Shteti i Vucicit dhe i Sheshelit përher ka pasur dhe do të ketë shumë fityra. Një e ka të bardhë me të cilën mundohet që në opinion të paraqitet i shtet i matur, i moderuar dhe paqsor. Duhet pasur të qartë se kjo nuk është fityra e vërtetë e saj ndërsa e njëjta ka edhe nëntë fityra të tjera që janë të zeza dhe reale dhe këto i përkasin me te vertete këtij shteti. Prandaj smë takon mua që ti tregoj bashkësisë ndërkombëtare që ta gjej dhe ta identifikojë fajtorin e vërtetë për problemet dhe trazirat në Kosovë. Bashkimi Europjan djepi i demokracisë dhe i lirisë cuditërisht ka paralajmëruar se do të miraton pako sankcionesh ndaj Kosovës e cila po mundohet që ta shtrinë sovranitetin shtetror dhe që ta mbrojë integritetin e saj teritorial me mjete kushtetuese dhe legale e jo Serbinë e cila po i’a shkelë këto elemente shumë të rëndësishme Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare apo BE-ja e ka gabim dhe casjen jo të drejtë ndaj Kosovës në rastin e ndodhive në pjesën e Mitrovicës së Veriut sepse se ka gjetur dhe nuk e identifikuar shkaktarin dhe zbatuesin e vërtetë dhe real të tyre. Duhet theksuar se shtetet Europjane ndaj Kosovës kishin casje të drejtë dhe reale në vitet 1998/99 gjatë luftës dhe në vitin 2008 gjatë vitit kur u shpall pavarsia e saj nga Serbia. Pas këtyre ngjarjeve këto shtete përher kanë rezerva dhe dyshime ndaj Republikës sē Kosovës e jo edhe ndaj shkaktarit real dhe faktorit të përhershëm të problemeve dhe të trazirave në Kosovë ndaj Serbisë. E shqiptarët e Kosovës kanë qenë, janë dhe përher do ti jenë mirnjohës Europës për ndihmën gjatë periudhës së luftës dhe për përkrahjen e pavarsisë së saj. Unë druaj se ndoshta BE do ta corton dhe ndoshta edhe do ta sankcionoj Kosovën edhe me rastin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policor në Veri të Mitrovicës nga ana e Serbise. Nuk i dihet edhe kjo gjë mund që të ndodhë.