Lloga njofton fillimin e reformës, Kuvendi miraton ndryshimet ligjore për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve
Ministri Krenar Lloga ka njoftuar fillimin e reformës në drejtësi. Kuvendi ka miratuar ndryshimet ligjore për Akademinë e gjykatësve dhe prokurotëve.
“Kuvendi e miratoi Ligjin e ri për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë.
Ndryshimet parashikojnë unifikimin e praktikës gjyqësore përmes rritjes së vëllimit të trajnimeve për gjyqtarët në kuadër të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, si dhe ridefinimin e mënyrës së procedurës së provimit pranues dhe atij përfundimtar duke u bazuar në mënyra matëse dhe kritere objektive për vlerësimin e njohurive të kandidatëve. Me këtë ligj mundësohet marrja e një certifikate të unifikuar për trajnim fillestar të përfunduar për gjyqtar dhe prokuror publik”, ka njoftuar ministri Lloga nëpërmes një njoftimi në rrjetet sociale.