Kosovë

Osmani: Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste

Presidentja e vKosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga Serbia brenda territorit të Kosovës.
Këtë veprim Osmani e ka quajtur është agresion.

“Ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit”, tha presidentja.

Tutje theksoi se akti i sotëm dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima.

“Policia e Kosovës ka treguar përkushtim e vendosmëri për ta ruajtur rendin dhe ligjin për të gjithë qytetarët pa dallim, ndaj një akt i tillë kërkon një reagim të ashpër dhe veprim të unifikuar të komunitetit ndërkombëtar ndaj tendencës së Serbisë për destabilizim të rajonit”, u shpreh Osmani.
Presidentja kërkoi lirimin e mënjehershëm të tyre.

“Zyrtarët policorë duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht”.

“Institucionet e Kosovës nuk do të heqin dorë nga angazhimi për sundimin e ligjit, sikurse edhe nga përkushtimi për paqe e stabilitet afatgjatë”, shkroi Osmani në Faceook.