Maqedoni

Mariçiq: Janë miratuar 100 milionë euro fonde evropiane për të mbështetur vendin June 13, 2023

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq njofton se për Maqedoninë e Veriut janë miratuar 100 milionë euro fonde evropiane.

“Angazhimi i BE-së për Maqedoninë e Veriut në vepër, 100 milionë euro fonde evropiane janë miratuar. Sot, Bashkimi Evropian dhe institucionet evropiane treguan edhe një herë mbështetjen e tyre për vendin tonë.

Eurodeputetët në Parlamentin Evropian miratuan me shumicë dërrmuese propozimin e Komisionit Evropian për ndihmë makro-financiare për Maqedoninë e Veriut për të mbështetur ekonominë e Maqedonisë nga pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës”, njoftoi Mariçiq përmes profilit të tij në Facebook.

Ai falënderoi edhe BE-në, siç thotë ai, e cila ka qenë gjithmonë me ne në kohë krize dhe e cila është partneri ynë në transformimin ekonomik dhe social të shoqërisë së Maqedonisë për përparim më të shpejtë dhe arritjen e rezultateve që na afrojnë me BE-në.