Trump lirohet në procedura të rregullta – nuk ka rrezik se mund të ik prej SHBA-së
Donald Trump u lejua të largohej nga gjykata sot pa i vendosur kushte udhëtimi për lirimin me kusht.
Prokurorët i thanë gjykatësit, Jonathan Goodman se nuk besonin se ish-presidenti do të mund të ikte prej vendit.
Prokurorët arsyetuan vendimit pasi Trump, i cili zotëron aeroplanin e tij privat, ka ende mbrojtjen e Shërbimit Sekret.
Ndërkohë, ish-presidentit amerikan i janë lexuar akuzat për të cilat mund të dënohet maksimalisht 400 vjet.
Prokurori i posaçëm, Jack Smith paditi politikanin republikan me 37 akuza, duke pretenduar se Trump keqpërdori dokumentet e klasifikuara të sjella në vendpushimin e tij, Mar-a-Lago dhe u përfshi në një komplot për të penguar drejtësinë.
Ai ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se ndihet i pafajshëm.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që miliarderi amerikan po përballet me drejtësinë amerikane.
Ai u padit në fillim të këtij viti nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit, New York, ku po akuzohet se kishte blerë heshtjen e yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels, e cila kishte deklaruar se ka kryer disa herë marrëdhënie seksuale me pasanikun.