Kosovë

Nuk ndalet policia speciale e Kosovës, arrestoi kriminelin serb që sulmoi KFOR-in (Video)

Njësia Speciale e Kosovës ka arrestuar një nga organizatorët kryesor të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR’it gjatë trazirave të fundit në Veri.

Ministri, Xhelal Sveçka ka zbuluar identitetin e tij. Milun Milenkovic- Llune, është serbi i arrestuar sot nga Njësia Speciale gjatë një ndërhyrje në një lokal në Veri.

Kush është Milun Milenkovic- Llune?

Sipas ministrit Sveçla, “Llune” është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe “bosi” i bandave kriminale ndër vite në Veri.

Tutje, ministri thotë se ai ka qenë organizator i sulmit ndaj forcave të KFOR’it.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, ka shkruar Sveçla.

Gazeta Insajderi mëson se “Llune” është trajner i njohur i kikboksit në Mitrovicën e Veriut.