Mickoski: Më në fund LSDM-ja e deligjitimuar nga pushteti, BDI-ja shkon në opozitë
Vetëm me qeveri kalimtare mund të sigurojmë bashkim kombëtar dhe besim te qytetarët, si dhe ta dërgojmë Bashkimin Demokratik për Integrim në opozitë pas 20 vjetësh dhe kriminelët të përgjigjen, theksoi lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski në forumin e sonte “Politika për kulturë të fortë dhe turizëm të zhvilluar”, i cili u mbajt në Ohër në kuadër të aksionit “Kjo është Maqedonia për të gjithë”, njofton SHENJA.
“Më vjen shumë mirë që sonte kam rastin t’ju tregoj dy lajme të rëndësishme pas mbledhjes së kryesisë. E para është se LSDM-ja është pafuqishme, theksoi në Ohër lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.