Arrestohet shkupjani i cili me armë plastike tentoi të grabisë një lokal bastesh
Policët e SPB Shkup sot e kanë arrestuar P.J.(32) nga Shkupi për shkak të dyshimit se sot rreth orës 9 ka tentuar të kryejë grabitje në një bastore sportive në fshatin Volkovë.
Nga MPB njoftojnë se tek P.J. u gjet një armë plastike dhe rrobat që kishte përdorur gjatë kryerjes së krimit.
P.J dyshohet edhe për grabitje të tjera të kryera në zonën e Shkupit. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me prokurorin publik kompetent do të bëhet kallëzim penal”, thonë nga MPB Maqedoni.