KE: Të hapen kufijtë e Bashkimit Evropian për të vaksinuarit
Në Greqi do mund të udhëtojnë edhe ata qytetarë që kanë marrë ose do të vaksinohen me vaksinën ruse ose kineze. Ministria e jashtme e Greqisë njoftoi zyrtarisht se nga 14 maj, përveç turistëve të huaj që janë vaksinuar me vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave, në Greqi do mund të hyjnë dhe të qëndrojnë njerëz që kanë certifikatë në formën e një pasaporte vaksinimi ose certifikatë që kanë marrë vaksinë ruse ose kineze. Turistët që nuk janë të vaksinuar për hyrje në Greqi do kenë nevojë për PCR test negativ, jo më i vjetër se 72 orë.