Bastisje në Manastir, konfiskohet një pistoletë dhe municion
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 26 vjeçarin K.J. nga Manastiri. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, dy korniza për pistoletë dhe 48 plumba. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.