Ish ambasadori i SHBA-ve në Shkup: Ndryshimet kushtetuese janë zgjidhje për BE
Ish-ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Xhes Bejli thotë se ndryshimet kushtetuese janë zgjidhje e qartë për veton bullgare, por se do të jetë zhgënjyese nëse do të ketë veto të re më tutje, që do ta frenojë rrugën drejt Bashkimit Evropian. Bejli, në intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, theksoi se është optimist se vendi do të hyjë në BE, por se nuk mund të thotë se kur do të ndodhë kjo.
“Mendoj se SHBA-ja do të ishte e zhgënjyer nëse ndodhin veprime të mëtutjeshme të kësaj natyre. Përderisa kaloni përmes procesit dhe hapni kapituj, disa vende të caktuara do të dëshirojnë të binden se vetë kriteret janë përmbushur, kështu që do të ketë edhe çështje të tjera në rrugë. Dhe prandaj mendoj se është me rëndësi çdo çështje të mos shihet si çështje jolegjitime mes vendeve-anëtare, sepse ajo është pjesë e procesit. Ai do të jetë proces i gjatë, të kalohen disa kapituj, posaçërisht në sundimin e së drejtës. Vendi do të jetë nën mbikëqyrje të madhe, kjo është e qartë, si edhe Shqipëria dhe të tjerët. Por, mendoj se jam optimist. Mendoj se njerëzit do të shohin se kjo do të ndodhë. Por, nuk mund të them kur”, deklaroi Bejli.
Ai tha se edhe Marrëveshja e Prespës, si ndryshimet kushtetuese tani, ishte kritikuar në fillim, por se tashmë askush nuk e konteston epilogun pozitiv të saj.
Javën e ardhshme, më 17 qershor, shënohen pesë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, me të cilën shteti e ndërroi emrin në Maqedonia e Veriut, ndërsa vitin tjetër u bë anëtare e NATO-s.
“Për fat të keq, tani e keni këtë veto bullgare për lëvizje të procesit përpara. Ka zgjidhje të qartë të paraqitur atje. Ajo zgjidhje nuk u pëlqen të gjithëve. Por, mendoj se pesë vite prej tani me zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, pesë vite në të ardhmen, njerëzit do të shohin se ai është hap pozitiv për vendin. E kuptoj se shumë njerëz kundërshtojnë dhe bashkëndjej me frustrimin e njerëzve për atë arsye”, tha Bejli.
Në pyetjen nëse Marrëveshja e Prespës zhgënjen në raport me perspektivën evropiane, ai theksoi se qëllimi i Prespës fillimisht ishte për zgjidhje të problemit me Greqinë dhe bllokadën e saj konkretisht më shumë për në NATO.
“Por, dukshëm, ajo ishte dizajnuar për ta vendosur rrugën drejt BE-së. Ju jeni në situatë të rëndë. Kjo është frustruese. por, mendoj se nëse vendi vazhdon në rrugën e vet strategjike, sado të jetë kjo e rëndë, atje ka të ardhme më të mirë. mendoj se me rëndësi është të ruhet ai vizion më i gjerë, siç shqyrtoni disa çështje afatshkurta të cialt ndoshta duken shumë të vështira, por në fund, si edhe me shumë vendime në jetë, kur do ta bëni atë vendim, tregohet se megjithatë nuk paska qenë aq i keq”, konsideron Bejli.
Ai thotë se ndryshimet kushtetuese do ta përforcojnë pozicionin e shtetit, ndërkaq problem i Bullgarisë është se nuk e njeh pakicën maqedonase edhe përkundër aktvendimeve të Gjykatës së Strasburgut.
“Ata kanë sistemin e vet. Unë nuk shoh përse dikush nuk do të njihte një grup në vend. Nuk e di. Secili vend ka mënyra të ndryhme për ta bërë atë. Maqedonia e Veriut është vend mjaft ionkluziv në atë pikëpamje, dhe çdoherë ka qenë, dhe mendoj se amandamenti kushtetues i propozuar për momentin vetëm e rritë atë, kështu që nëse Bullgaria vendosë të mos e bëjë atë, ai është problem i saj”, thotë ish-ambasadori amerikan në Shkup.
Sipas tij, nëse shteti tani nuk i fillon negociatat, nuk është e qartë se sa gjatë, plotësisht, do të shtyhet inkuadrimi në BE.